Sport
Nata e tmerrshme e kapitenit të Ganës, humbi penalltinë dhe vajza e tij pësoi kolaps në stadium
Demokracia
20:25 | 03 Dhjetor 2022

Share:

Nata e 2 dhjetorit do të jetë gjithmonë në kujtimet e kapitenit të Ganës, Andre Ayew.

Por për fatin e tij të keq, për ngjarje jo edhe aq të bukura. Ai ishte protagonisti negativ i humbjes 2-0 të Ganës përballë Uruguait dhe për pak sa nuk përjetoi një tragjedi familjare shumë më të rëndë se sa humbja e një ndeshje futbolli.

Andre Ayew kishte mundësinë që të shënonte golin e avantazhit për Ganën, por ai gaboi një penallti që në minutat e para të ndeshjes. Sipas “HLN”, vajza 7-vjeccare e sulmuesit, e pranishme në stadium, pësoi kolaps në tribuna në atë moment dramatik.

Si Andre, ashtu edhe vëllai i tij, Jordan Ayew, u zëvendësuan në pushimin e ndeshjes nga trajneri i ganës. Ai u lajmërua menjëherë për atë që kishte ndodhur dhe mësohet se është larguar nga stadiumi drejt spitalit për të qenë pranë vajzës së tij. Për fat të mirë, duke e gjetur atje në gjendje të stabilizuar, për të shmangur të keqen më të madhe të një nate të tmerrshme. /Demokracia.com

Të ngjashme