Lajme
Nasuf Bejta, megjithatë i merr disa vota
Demokracia
19:18 | 04 Prill 2021

Share:

Kandidati për president, Nasuf Bejta, ka pasur rritje të votave prej raundit të parë të votimit të fshehtë në raundin e dytë.

Bejta, që në raundin e parë nuk mori asnjë votë, pati 4 vota në raundin e dytë.

Në raundin e dytë votuan 82 deputetë.

11 vota në këtë raund ishin të pavlefshme. 67 shkuan për Vjosa Osmanin që kishte 69 në raundin e parë.

Ndryshe, numërimi për votimin e presidentit në raundin e dytë në seancën e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar, teksa ka dështuar të zgjidhet presidente edhe kësaj radhe kandidatja Vjosa Osmani.

Me vota 67 pro, dhe 11 vota të pavlefshme, Osmani nuk ka arritur të zgjidhet president i vendit.

Nasuf Bejta, ndërkaq është votuar nga 4 deputetë në Kuvend.

Komisioni konstatoi se në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë, teksa si rezultat i kësaj pjesëmarrjeje, është siguruar edhe raundi i tretë i votimit.

Të ngjashme