Sport
Nasser Al Khelaifi thyen akullin, flet për të ardhmen e Mbappes
Demokracia
20:30 | 26 Gusht 2021

Share:

Transferimi i mundshëm i Mbappes në Real Madrid po vazhdon të jetë tema më e përfolur e ditëve të fundit.

Pasi u refuzua oferta e parë prej 160 milionë euro, u raportua se skuadra e madhe spanjolle ka ofruar 170 milionë dhe 10 milionë bonuse.

Megjithatë, i shpejtë ishte reagimi nga presidenti i PSG’së, Nasser Al Khealifi, i cili shkurtimisht tha se klubi i tij është i qartë në këtë temë.

“Mbappe? Unë kam qenë shumë i qartë, ne kemi qenë shumë të qartë. Qëndrimi i klubit është i qartë. Ne nuk do ta ndryshojmë apo përsërisim atë”, tha Nasser Al Khelaifi. /Demokracia.com

Të ngjashme