Lajme
Nasim Haradinaj kërkon protestë më të fuqishme ndaj Speciales
Demokracia
11:08 | 14 Maj 2025

Share:

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar pas anulimit të konferencës për media nga kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, gjatë vizitës së saj të djeshme në Kosovë.

Konferenca u anulua për shkak të protestës së veteranëve të UÇK-së, të cilët u mblodhën para hotelit ku po qëndronte Trendafilova, për të shprehur pakënaqësitë ndaj saj dhe gjykatës speciale.

Haradinaj tha se protesta duhet të përshkallëzohet dhe të organizohet në një nivel edhe më të lartë, duke përfshirë organizatën në tërësi.

“Nuk duhet me u tut, sepse kemi arsye me thirr protestë,” u shpreh Haradinaj, përcjell Periskopi.

 

Të ngjashme