Është duke u zhvilluar seanca gjyqësore në Hagë ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj.
Derisa Haradinaj po merret në pyetje nga nga përfaqësuesit e Speciales ka treguar edhe disa nga periudhat e jetës së tij e që shumë prej tyre kishin të bënin me torturat që ia bënë serbët.
Ai ndër të tjerash theksoi se kishte shkuar më pas në Suedi, ku kishte punuar edhe si përkthyes.
“Në vitin 1998 më kanë marrë më kanë torturu tri natë radhazi. Në vitin 1999 e kam vazhdua edhe organizimin politik e me shpërthimin e demonstratave ku filluan të vriten shqiptarët, serbët i paraqitshin sikur po vrahen shqiptarët mes vete. Ne disa të burgosur politik u organizuam dhe krijuam një grup për të demantuar atë që thonin ata.E bëmë vetëm ti demantojmë ata. E meqë ky grup doli keq për Serbinë, unë u shpall dhe u kërkova për tu arrestu. Para kësaj ka qenë quhet izolimi me 107 intelektualët ku është ozurpu statusi i krahinës së Kosovës që ishte atëherë, e pastaj nga aty jemi arrestu për 30 ditë për ne nuk është dit ku kemi shku vetëm është ditur se jemi jashtë Kosovës. Për këto 30 ditë jo vetëm unë kanë qenë të kërcënuar që do të vriten. Me ndërhyrjen e Kryqit të Kuq jemi liruar. Por torturat e tyre edhe pas 60 ditëve shiheshin ende. Por torturat sidomos që më janë bërë në Leskovc shiheshin sepse mua më njihnin tashmë gardianët. E kam pas tortura ekstra e thonin “zogu qenka rrit koka bo pulë”, sepse isha moshu”, tha Haradinaj.
Tutje ai tha se i kishin dërguar më pas tek Burgu Qendror në Beograd për të shëruar plagët që kishim marrë në Leskovc, e kjo ju ka ndodhë të gjithëve tek 107-ve.
“Kishte doktorë shkence të Akademisë e deri tek unë.Unë kam qenë i burgosuri politik më i ri asokohe.Kur është burgosur vëllai im Agroni ai më pas ka qenë më i riu ndërsa unë i dyti. Në Suedi statusi i refugjatit më është njohur për 21 ditë dhe në krye të një viti kam kryer kursin dhe jam punësuar si përkthyes në Qendrën e Azilit, e më pas në gjykata, shëndetësi e polici.Kam qenë përkthyes zyrtar i të dy gjuhëve, si serbokroate e kishim të imponuar për të mësuar në burg dhe e kam dhënë provimin e gjuhës serbokroate dhe të gjuhës ame shqip.Kam shku vetëm e pas tre muajve e atëherë e kam pas të lindun tre fëmijë, njëri ka qenë dy muajsh pastaj gruaja në mënyrë klandestine mezi ka mbërri në Suedi më është bashkuar”, tha ai.
Duke u përgjigjur në pyetjet e Prokurorit, Haradinaj tregoi edhe për arrestimin dhe dënimin e vëllait të tij dhe u përlot.
“Ai është dënuar 3 vjet e gjysmë kur ishte 16 vjeç… Është i burgosuri politik më i ri në Evropë. Unë jam i dyti, derisa u arrestua vëllai, unë kam qenë i burgosuri politik më i riu në Evropë”, tha ai.
Në këtë seancë, Haradinaj është pyetur për gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij që nga lindja, shkollimin dhe aktivitetet e tij brenda dhe jashtë vendit.