Auto&Tech
NASA ka humbur kontaktin me InSight në Mars
Demokracia
12:25 | 23 Dhjetor 2022

Share:

Pas dy përpjekjeve të dështuara për të krijuar një lidhje, agjencia amerikane e hapësirës NASA tërhoqi zyrtarisht InSight, duke i dhënë fund misionit të saj në Mars.

InSight thirri për herë të fundit më 15 dhjetor, por NASA nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t’i jepte fund misionit pas dy përpjekjeve të dështuara të komunikimit këtë javë. Agjencia do të vazhdojë të “dëgjojë” për sinjale, shkencëtarët besojnë se shanset që sonda të kthehet në jetë janë të vogla. NASA publikoi të hënën foton e fundit që InSight bëri nga Marsi, e realizuar më 24 prill të këtij viti.

Sonda mbërriti në Planetin e Kuq në vitin 2018 dhe panelet diellore kanë mbledhur pluhur prej vitesh, duke shkaktuar humbjen e energjisë. NASA thekson se është një mision produktiv që zgjati 4 vjet. Duke përdorur një sizmometër veçanërisht të ndjeshëm, sonda zbuloi 1319 tërmete në Mars.

Duke përdorur të dhënat e marra, shkencëtarët arritën në përfundimin se bërthama e Marsit është dy herë më e vogël se bërthama e Tokës.

Të ngjashme
Auto&Tech • 19 Maj 2025