Lajme
Nasa fotografoi galaksitë antike, Jahja Kokaj fotografon ylberin dhe korrigjon fjalorin e kolegëve deputetë
Demokracia
15:00 | 12 Korrik 2022

Share:

Deputeti Jahja Kokaj ka denoncuar përdorimin e gabueshëm të fjalëve nga kolegët e tij deputet me anë të një postimi ku ka shkrepur edhe një fotografi të ylberit.

Kokaj pretendon që shumë prej folësve në Kuvend kur përdorin termin “hark kohor” në fakt ia huqin, sepse “njësia matëse e kohës nuk është e njëjtë me njësinë matëse të harkut”.

Ylberin e ka fotografuar sepse ka formën e një harku, thotë ai.

Nuk dihet nëse kolegët e tij deputetë, apo edhe ministrat me kryeministrin, do t’i marrin parasysh vërejtjet e tij.

Në anën tjetër, teleskopi hapësinor i NASA-s i quajtur James Webb ka zbuluar po dje imazhet e para të galaksive antike, që mund t’i shihni si më poshtë:

Statusi i plotë i Kokaj:

Sot fotografova ylberin, i cili shihet në formën e një harku.

Kjo më kujtoi shumë folës në kuvend që përdorin “harkun e kohor”.

Më shqetëson fakti që shumë folës atje përdorin fjalë të huaja, apo terminologji shkencore si: koherencë, frekuencë, komplementare, impakt. discrapance, efiçencë energjetike, korrelacion, implosion, target, hark kohore e shumë të tjera, me të cilat konfuzojnë atë që duan të shprehin, duke mos ditur kuptimin e terminologjisë që përdorin.
Ndaj ketu dua te iu sqaroj:

Njesia matese e kohes nuk eshte e njejte me njesine matese te harkut.

Munde te behet konvertimi ne permes:
1 ore kendore= 15 shkalle

Ne nj. SI, 1 ore kendore eshte π/12 radian

1 shkalle te konvertohet ne radian duhet te pjestohet me 57.2958 duke fituar:
1 Shkalle = 0.01745329 Radian

1 shkalle e harkut eshte 1/360 pjese e rrotullimit (revolucionit)
Ne nj. SI, 1° eshte π/180 radian.

Të ngjashme