Auto&Tech
NASA dërgon aeroplanë në stuhi bore për t’i studiuar në detaje
Demokracia
23:58 | 31 Janar 2022

Share:

Agjencia hapësinore amerikane NASA është e njohur për qasjen e saj kreative kur bëhet fjalë për aeroplanë, e në mesin e tyre janë edhe ata që dërgohen direkt në stuhi të borës.

Bëhet fjalë për aeroplanin që NASA e përdor për mbledhjen e të dhënave me rastin e ndryshimeve klimatike, e këtë punë e kryen në kuadër të misionit IMPACTS në qendrën e saj hapësinore Goddart në Maryland, transmeton Telegrafi.

Disa sigurisht se do të pyesin pse NASA nuk përdorë satelitë në vend të aeroplanëve për të eliminuar rrezikun e pilotëve, por përgjigja është e thjeshtë. Satelitët për përcjelljen e ndryshimeve klimatike ekzistojnë tashmë në orbitë, por ata nuk mund të mbledhin të dhëna për grimca apo fjollat e borës, sikurse edhe informacionet se ku ato formohen në re.

Për këtë misioni IMPACT përdor dy aeroplanë të pajisur me instrumente të ndryshme – i pari është ER-2 që përmban instrumente të ngjashme me ato që janë pjesë të një sateliti, por me rezolucion më të madh dhe mundësi shtesë për matje. Ky aeroplan është ideuar të mundësojë “shikimin nga lart” në stuhi – pra mbi re.

Aeroplani i dytë është P-3 Orion me sonda që qëndrojnë të varura në krahët e fluturakes. Këto sonda matin madhësinë, formën dhe shpërndarjen e grimcave të reshjeve, duke i mundësuar shkencëtarë të vlerësojnë madhësinë dhe formën e fjollave të borës në re, sikurse edhe temperaturën.

NASA investon shumë në aeroplanë të ngjashëm, por këto investime japin rezultate. Stuhitë paraqesin një fenomen të “komplikimeve” të ndryshimeve klimatike, pasi nevojitet hulumtim më i thellë dhe shumë vegla shkencore që të mësohet më shumë për këto stuhi, ku mund të vlerësohet ardhja e tyre, por edhe të vlerësohet dëmi që ato shpesh shkaktojnë.

Të ngjashme