2024 ishte viti më i ngrohtë i regjistruar!
Sipas NASA-s, përgjatë vitit është gjurmuar temperatura mesatare e Tokës, e cila rezulton të jetë më e lartë sesa vitet paraprake.
“Ekspertët tanë punojnë me shkencëtarët e NOAA për të gjurmuar temperaturën mesatare të Tokës, duke u mbështetur në miliona matje në mbarë botën.
Ata zbuluan se ky vit ishte më i nxehtë se çdo vit që të paktën nga viti 1880, rezultat i aktiviteteve njerëzore”, deklaron NASA.