Sport
Napoli vazhdon me fitore në Serie A, Rrahmani luan tërë ndeshjen
Demokracia
20:58 | 31 Tetor 2021

Share:

Napoli ka vazhduar me fitoren e radhës në kuadër të javës së 11-të në Serie A.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri, Luciano Spalletti ka fituar minimalisht 0-1 në udhëtim te Salernitana, shkruan Demokracia.com.

Golin e vetëm që doli të jetë i pikëve maksimale e realizoi Zielinski kur po shënohej minuta e 61-të e takimit.

Dy ekipet mbetën me nga dhjetë lojtarë në fushë. Në 20 minuta para fundit Kastanos i vendasve u përjashtua me të kuq.

Ndërsa shtatë minuta më vonë edhe Koulibaly i Napolit u përjashtua me të kuq.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani luajti për gjatë gjithë ndeshjes me Napolin duke treguar paraqitje të mirë.

Napoli rikthehet në vendin e parë me 31 pikë, ndërsa Salernitana është e parafundit me vetëm shtatë pikë gjithsej. /Demokracia.com

Të ngjashme