Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës dhe skuadrës italiane Napoli, Amir Rrahmani është shpallur të mërkurën nga FFK-ja, si lojtari më i mirë i Kosovës për vitin 2021, shkruan Demokracia.com.
Futbollisti dardan ishte dukshëm më i votuari falë paraqitjeve shumë të mira me fanellën e Napolit.
Skuadra italiane ka njoftuar për këtë sukses të lojtarit të tyre në rrjetet sociale, derisa Rrahmani ka marrë shumë urime nga tifozët më të zhurmshëm të Serie A. /Demokracia.com
View this post on Instagram