Napoli ka marrë lajme të mira, pasi përveç kapitenit, Lorenzo Insigne të gjithë lojtarët e tjerë kanë rezultuar negativë në testin për COVID-19, përfshirë edhe futbollistin e Kosovës, Amir Rrahmanin.
Mëngjesin e sotëm u njoftua se Insigne kishte rezultuar pozitiv për koronavirus, përcjell Demokracia.com.
Natyrisht kishte shqetësime se pas rastit të Insignes, virusi do të përhapej në gjithë skuadrën, por Napoli konfirmoi këtë mbrëmje se të gjitha testet tjera dolën negative.
? Tutti negativi al Covid-19 i tamponi effettuati dal gruppo squadra e richiesti dalla ASL in seguito alla positività di Lorenzo Insigne.
? #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/8rnMcnFL4q
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) December 21, 2021
Ndeshja e tyre në Serie A kundër Spezias, e planifikuar për të mërkurën në mbrëmje, do të vazhdojë siç ishte planifikuar.
Nuk është hera e parë që ka pasur raste të COVID në skuadrën e Napolit, pasi Matteo Politano dhe Diego Demme rezultuan pozitivë muajin e kaluar. /Demokracia.com/