Sport
Napoli nuk heq dorë nga Broja, synon transferimin e shqiptarit në verë
Demokracia
10:58 | 11 Shkurt 2023

Share:

Armando Broja është rikthyer nga lëndimi që e mbajti jashtë fushave për më shumë se dy muaj.

Sulmuesi shqiptar megjithatë nuk e ka të sigurt qëndrimin në afat të gjatë te Chelsea, përkundër se ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

Chelsea ka transferuar shumë sulmues dhe hapësirat e Brojës për sezonin e ri pritet të jenë shumë të vogla.

Napoli vazhdon të insistojë për transferimin e sulmuesit shqiptar dhe sipas gazetës italiane ‘Il Mattino’, do të tentojnë afrimin e tij në verë.

Lideri aktual i Serie A mund të mbetet pa Victor Osimhen, derisa Broja shihet si zëvendësuesi perfekt i nigerianit në ‘Diego Maradona Stadium’.

Londinezët kishin oferta edhe në verë për Brojën, por në fund trajneri i atëhershëm i Chelseat, Thomas Tuchel vendosi ta mbante në Stamford Bridges.

Gjithsesi në afatin kalimtar veror Chelsea mund ta lejoj largimin e shqiptarit nëse vije ndonjë ofertë mbi 30 milionë euro.

Përveç Napolit interesim për reprezentuesin shqiptar kanë shfaqur edhe West Ham United, Everton dhe Southampton.

Të ngjashme
Sport • 11 Maj 2024