Napoli nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Hellas Veronas.
“Napolitanët” barazuan 1-1 në një ndeshje që ishte mjaftë e baraspeshuar.
Verona kaloi fillimisht në epërsi falë sulmuesit Simeone që u asistua nga Barak (13′).
Por, pas vetëm pesë minutave, Di Lorenzo barazoi rezultatin pas një asistimi të Fabian Ruiz (18′).
Ylli i Kosovës, Amir Rrahmani pastaj bëri një ndërhyrje, që u ndëshkua me karton të verdhë.
Tutje, dy skuadrat kishin raste shënimi, por që dolën të pasuksesshme deri në fund.
Me këtë barazim, Napoli mbetet përkohësisht lider në Seria A me 32 pikë, derisa Verona ngritët në pozitën e 10-të me 16 sosh. /Demokracia.com