Sport
Napoli ndal hovin e Interit, “zikaltrit” mbeten lider të kampionatit
Demokracia
22:37 | 18 Prill 2021

Share:

Napoli ka ndalur ecurinë e jashtëzakonshme të Interit në kuadër të javës së 31-të në Serie A.

Dy skuadrat elitare luajtën 1:1 pas 90 minutave të takimit, raporton Demokracia.com.

Ishte autogoli i portierit të Interit, Samir Handanovic që ia dha avantazhin napolitanëve në minutën e 36-të.

“Neurazzurët” krejt çfarë arritën të bënin ishte goli i minutës së 55-të me autor mesfushorin danez, Eriksen.

Napoli vazhdon të mbetet në vendin e pestë me 60 pikë, ndërkohë që Interi është lider me 75 pikë dhe është afër titullit. /Demokracia.com

Të ngjashme