Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ka gjasa reale që sot të luajë titullar te Napoli në sfidën ndaj Genoas, shkruan Demokracia.com.
Skuadra ka probleme në mbrojtje dhe Gattuso ka gjasa t’ia besojë pozitën e titullarit futbollistit kosovar.
Telashet e Napolit u shtuan së fundmi me mbrojtësin Koulibalyt i cili doli pozitiv me COVID-19, dhe ai do të mungojë së paku dy javë, kështu që Rrahmani ka gjasa të luajë nga fillimi dhe ta dëshmojë vetën.
Ndryshe, Napoli sonte nga ora 20:45 është mysafir i Genoas dhe duke i parë rezultatet në ndeshjet e fundit, ai pothuaj e ka të detyruar të fitojë. /Demokracia.com