Sport
Napoli i Rrahmanit me një këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, fitojnë pastër te Frankfurti
Demokracia
22:52 | 21 Shkurt 2023

Share:

Napoli e ka fituar ndeshjen e parë kundër Frankfurtit në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Napolitanët triumfuan 0:2 në takimin kundër Eintacht Frankfurtit në Gjermani, shkruan Demokracia.com.

Osimhen në minutën e 40-të dhe Di Lorenzo në të 65-tën minutë ishin realizatorët e golave të fitores për skuadrën italiane.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani u paraqit për 90 minuta në këtë ballafaqim.

Ndeshja e kthimit luhet pas tri javësh në stadiumin “Diego Armando Maradona” në Napoli./Demokracia.com/

Të ngjashme