Sport
Napoli i Rrahmanit mbijeton përballë Leicesterit, ja rezultatet komplete në Ligën e Evropës
Demokracia
23:03 | 16 Shtator 2021

Share:

Janë zhvilluar sonte ndeshjet e  para në fazën e grupeve në Ligën e Evropës, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja kryesore e mbrëmjes ka qenë ajo ndërmjet Leicesterit dhe Napolit që u mbyll pa fitues 2:2.

Vendasit ishin në epërsi prej dy golave por italianët e Spalletit nuk dorëzuan për ta barazuar rezultatin në 2:2, hero ishte Osimhen që shënoi dy golat për napolitanët.

Futbollisti i Kosovës, Amir Rrahmani luajti 90 minuta në këtë sfidë.

Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe takimi mes PSV-së dhe Real Sosiedadid, rrugën e rrjetës për skuadrën spanjolle e gjeti futbolisti shqiptar Adnan Januzaj.

Më poshtë mund t’i gjeni komplet rezultate e e mbrëmjes së sotme. /Demokracia.com

Të ngjashme