Sport
Napoli fiton përballë Bolognës, Amir Rrahmani luan 90 minuta
Demokracia
22:49 | 07 Mars 2021

Share:

Napoli e ka fituar një ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të elitës së futbollit italian, Serie A.

Në “Diego Armando Maradona Stadium”, Napoli ishte nikoqir i Bolognës, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e vlefshme e javës së 26-të në Superligë i takoi Napolit me rezultat 3:1.

Dy golat e Insignes (‘8,’76) dhe goli i Osimhenit (’65) ia dhuruan fitoren Napolit sonte.

Kurse, golin e nderit për mysafirët e shënoi Soriano në minutën e 73-të.

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani u paraqit 90 mintua sonte për Napolin në mbrojtje dhe bëri një paraqitje tejet solide.

Ndryshe, pas 26 javësh, Napoli ndodhet në vendin e gjashtë në tabelë me 47 pikë, kurse Bologna në vendin e 12-të me 28 sosh. /Demokracia.com

Të ngjashme