Sport
Napoli bëhet me trajner të ri, dy ditë para ndeshjes me Barcelonën
Demokracia
21:40 | 19 Shkurt 2024

Share:

Napoli ka shkarkuar nga pozita e trajnerit Walter Mazzarrin dhe vendin e tij tani do ta zë trajneri i Sllovakisë, Francesco Calzona, i cili pritet të nënshkruaj një kontratë afatshkurtër.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, kishte befasuar të gjithë duke rikthyer Mazzarrin pas dhjetë viteve në klub pas shkarkimit të Rudi Garcias, por kjo lëvizje nuk doli ashtu siç ai e kishte menduar, pasi Mazzarri arriti vetëm gjashtë fitore në 17 ndeshje sa ishte në krye.

De Laurentiis paraprakisht kishte planifikuar që të pres deri në verë për të gjetur zëvendësuesin afatgjatë të Mazzarrit, por forma e dobët e rezultateve e ka detyruar atë që të bëjë një ndryshim para duelit në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës.

Ashtu siç u raportua nga gazetari italian Gianluca Di Marzio, Napoli i ka komunikuar vendimin e tyre për ta shkarkuar trajnerit Mazzarri dhe janë të gatshëm të mirëpresin Calzonan, i cili do të nënshkruaj një kontratë për gjastë muaj dhe do ta udhëheq ekipin deri në fund të sezonit.

Calzona, i cili është gjithashtu trajner i kombëtares së Sllovakisë, do ta mbajë atë rol dhe do ta udhëheq shtetin në Kampionatin Evropian gjatë verës.

Raportimet paraprake kishin sugjeruar se Marek Hamsik mund t’i bashkohet Calzonas në stafin e trajnerëve, por faktor të ndryshëm kanë sugjeruar se nuk ka vend për një detyrë të tillë.

Calzona do të nis punën tek Napoli nesër (e martë), një ditë para duelit me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Të ngjashme