Sport
Napoli – Atalanta, spektakli i mbrëmjes së sotme
Demokracia
10:46 | 03 Shkurt 2021

Share:

Sonte nga ora 20:45, zhvillohet gjysmëfinalja tjetër në Kupën e Italisë ku ndeshen Napoli e Atalanta, shkruan Demokracia.com

Mbrëmë Juventusi e mposhti Interin (1:2) dhe pothuaj me një këmbë është në finale, ndërsa sonte mbetet të shihet cila do ta fitojë betejën e parë.

Të kujtojmë se gjysmëfinalet janë me ndeshje kthyese, kështu që akti i parë pritet të jetë shumë i luftuar sidomos nga Napoli i Gattusos, i cili pret që në Bergamo pas një jave të udhëtojë më i qetë.

Se a do të ketë rast sonte Amir Rrahmani, të luajë në stadiumin “Maradona”, mbetet të shihet edhe pse gjasat janë minimale.

Në kampin e Napolit duhet pranuar që situata nuk është aspak e mirë pas tensionimit të  marrëdhënieve mes drejtuesve më të lartë të klubit dhe trajnerit Gattuso. Në rast dështimi, De Laurentiis vështirë do t’i japë më kohë trajnerit Italian. /Demokraciacom

Të ngjashme