Lajme
Nancy Pelosit përlotet kur tregon momentin kur policia i tregon që burri i saj është plagosur
Demokracia
14:24 | 08 Nëntor 2022

Share:

Nancy Pelosi ka rrëfyer për çastin kur mori vesh çfarë kishte ndodhur në shtëpinë e saj. Rreth dy javë më parë, teksa ajo ndodhej në Washington D.C, shtëpia e saj në San Francisco u sulmua me armë dhe si pasojë bashkëshorti mbeti i plagosur. Nancy tregon çastin kur trokitja e fortë e policisë në derë e zgjoi për t`i dhënë lajmin. Ajo nuk e dinte në atë moment në ç`gjendje ndodhej bashkëshorti i saj Paul, derisa e pa me sytë e saj.

“Unë isha duke fjetur. Isha në Washington D.C, një natë më parë kisha ardhur nga San Francisco. Dera ra bam, bam, bam dhe shkova ta hapja, kur pashë policë. Më thanë: Duam të flasim me ty. Mendova diçka u ka ndodhur fëmijëve, ose nipërve, mbesave të mia. Nuk e mendova kurrë që mund të bëhet fjalë për Paul. Ata hynë dhe në atë kohë ne nuk e dinim në ç`gjendje ishte ai”, tregon Pelosi që mezi mban lotët.

Video/ Lotët e Nancy Pelosit kur tregon momentin që policia i tha:

Paul doli nga spitali, kurse agresori është ende në burg. Nuk është i qartë shkaku i këtij sulmi, por nuk është as hera e parë që shtëpia e saj vandalizohet.

Të ngjashme