Sport
Namani regjistron 100 ndeshje me Dritën, klubi e shpërblen me dhuratë
Demokracia
16:55 | 11 Maj 2022

Share:

Futbollisti Hamdi Namani ka arritur shifrën e 100 ndeshjeve zyrtare me skuadrën e Dritës.

Namani që nga transferimi te Drita është paraqitur në 90 ndeshje kampionale, gjashtë në Kupën e Kosovës, një në Superkupë dhe në tre ndeshje ndërkombëtare në Evropë, njofton klubi “bardhekaltër”, përcjell Demokracia.com.

Në total, mesfushori Namani ka kontribuar me 7 mijë e 101 minuta lojë, nga ku ka shënuar 15 gola.

Klubi gjilanas e ka falënderuar atë, ndërsa i ka uruar suksese gjatë vazhdimit.

Hamdi Namani u transferua te Drita nga Llapi në korrik të vitit 2019./Demokracia.com/

Të ngjashme