Sport
Namani fiton çmimin “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Demokracia
15:12 | 14 Shkurt 2022

Share:

Futbollisti i Dritës, Hamdi Namani e ka fituar çmimin “Ylli i Javës” në xhiron e 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Mesfushori qendror i “bardhekaltërve” realizoi tre gola në fitoren 7:0 të Dritës kundër Feronikelit të shtunën në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, shkruan Demokracia.com.

Me këtë fitore FC Drita ka marrë kryesimin në renditjen e BKT Superligës, me 37 pikë.

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

Çmimin për 27-vjeçarin e FC Drita, e ndau Alpay Mustafa, specialist në BKT./Demokracia.com/

Të ngjashme