Lajme
Nait Hasani: Albulena Haxhiu nuk është përbashkuese dhe unifikuese, është tendencioze!
Demokracia
22:02 | 09 Maj 2025

Share:

I ftuari i radhës në emisionin ‘Blic Interview’ është deputeti i PDK-së, Nait Hasani.

Ai ka folur në lidhje me ngërçin institucional të krijuar në vend.

Hasani tha se kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk është përbashkuese dhe unifikuese.

“Fillimisht duhet thënë që janë rregullut dhe rregulloret të cilat përcaktojnë që se si të ecet në drejtim të rrugës së zgjedhjes së institucioneve të Kuvendit të Kosovës. Për të arritur deri atje, rregullorja e Kuvendit që është miratu në mandatin e kësaj qeverie ka të metat apo defektet e veta të cilat nuk janë në përputhshmëri me njëra-tjetrën. Në atë rregullore shkrun se kryetari i takon partisë së parë, në anë tjetër nuk ka një afat limit dhe kur mund të përfundojë kjo. Kryetari i kuvendit duhet të jetë i përafërt me të gjithë deputetë pavarësisht i cilës parti është. Kandidati të cilin e ka propozu, Lëvizja Vetëvendosje Albulena Haxhiun jashtë çështjes familjare, në aspeketin politik si deputete si e angazhuar politike, si pjesë e Vetëvendosjes, si deputete që disa mandate në Kuvend, me veprimet e saj nuk është përbashkuese dhe unifikuese është tendencioze, pra si plotëson kërkesat e Kuvendit të Kosovës. Ka një kallëzim penal  në gjykatë për gaz lotsjellës… ke me u taku me kryetarët e shteteve të ndryshme të cilët kanë me t’a përmend ‘ti je ajo e gazit’ tha Hasani në Blic Interview.

Hasani tha se situata në të cilën ndodhet Kosova tani tregon për të gjitha veprimet që janë bërë më herët nga LVV-ja.

Ai pati kritika edhe për mënyrën se si ëshrtë vepruar në veri, ku tha se duhet të integrohen komunitetet.

“Kjo situatë e sotme tregon të gjitha veprimet të cilat janë bërë më herët. Të gjitha ato që kanë ndodh kanë qenë luftë për pushtet. ‘Çlirimin e veriut’ do ta shohim në tetor, do të kthehet gjendja e njëjtë, do të veprohet gjendja e njëjtë. Ata njerëz duhet t’i afrojmë, duhet të kemi komunikim me ta, duhet ta integrojmë komunitetin nëse duam t’a kemi Kosovën e përbas pjesë e institucioneve tona’ tha Hasani në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.

Të ngjashme