Lajme
“Naimi ish ulë në Swiss Diamond hante e pinte”, vëllai i Liridonës rrëfen çfarë i tha Naim Murseli për vrasjen
Demokracia
20:14 | 02 Dhjetor 2023

Share:

Liridona Ademaj u vra të mërkurën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë. Për vrasjen e esaj u arrestuan tre persona, mes tyre bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Për atë se çfarë ka ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit ka folur vëllai i të ndjerës, Leonard Ademaj.

Leonard Ademaj në një prononcim për RTK ka treguar dyshimet që i kishte pasur që nga ajo natë dhe të ejtën për vrasjen e motrës së tij.

Ai ka treguar se çfarë i kishte thënë Naim Murseli.

“Tha na kanë nalë, na kanë kidnapu, qitni krejt çka I keni, unë i kam qitë krejt edhe I kam thanë edhe i kam thanë motrës teme Liridonës jepje krejt çka i ki, mos kqyr. Tha ka rezistu diçka në çantë. Më tha unë I kam qelë dyert edhe I kam thanë ikni në gjuhën suedeze. M’tha unë i kapa fëmijët e dola, kur kqyra mas nu kish kanë Liridona. Çfarë burri është ai që I merr fëmijët e nuk e kqyr ku o nana. Dyshimet tona qaty filluan“, tha Ademaj, përcjell Insajderi.

Një ditë pas vrasjes, Leonardi tha se Naim Murseli nuk e hapte telefonin

“I bojke telefoni po na nalke, me një numër të shoferit të tij kontaktova tha hajde në Sëiss. Kena shku në Sëiss Diamond, I thash pse spo ma qel telefonin. Mtha nuk e kam ma ka vjedh hajni. Ish kanë ulë ka hanë, ka pinë, kish porositë sene“, tha vëllai i Lirodnës.

Vëllai i Liridonës tha se dyshimet tjera lindën kur Naim Murseli hezitonte ta shihte trupin e Liridonës.

“Aj s’dojke me hi me pa. Ai tha se në ditën e varrimit e ka thirrur në atë numër që më ka thanë se ia ka vjedh grabitës“, u shpreh Ademaj

Po ashtu, Ademaj tha se dyshimi tjetër ishte tek senet me vlerë që kishte Liridona, për të cilat Naim Murseli kishte thënë se ju vodhën.

“Kur shkova në mjekësinë ligjore, i thanë Naim dukatin e senet tjera me vlerë i ki mrena. E ka pasë vetëm një plumb nga ana e veshit të djathtë. Ka pas sigurime të nalta në Suedi, për me ia marr paret e sigurimit”, tha ai.

Të ngjashme