Lajme
Nagip Krasniqi i prangosur del nga gjykata
Demokracia
16:30 | 20 Prill 2023

Share:

Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi.

Një vendim pritet ta marrë sot gjykata, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Krasniqit.

I njëjti ka kërkuar nga gjykata që të mos i shqiptohet masa e paraburgimit.

T7 sjellë pamje të Krasniqit teksa ai del nga gjykata.

 

Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, u arrestua të mërkurën nën dyshimin për kryerjen e tri veprave penale, ’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ , dhe ‘’Konflikti i interesit’’.

Krasniqi me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje për 48 orë, ndaj tij PSRK ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

Njësia e Veçantë e Hetimeve ka bastisur zyrën e Krasniqit në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, “me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura”, ka njoftuar prokuroria.

“Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre (3) kompjuter, një (1) llap-top, një (1) celular, një (1) USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme”, ka njoftuar prokuroria.

Të ngjashme