Pas fitores 0:3 në transfertë kundër Barcelonës, trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann gjen kohën dhe ka luksin për të bërë edhe humor me katalanasit.
Ai thotë se ata e dominuan ndeshjen vetëm 7 minuta në pjesën e parë dhe pastaj gjithçka ishte në favor të Bayernit.
“Jam shumë i lumtur që kam në skuadër futbollistë si Robert Leëandoëski dhe Thomas Muller. Jam i kënaqur që mund të punoj me dy kampionë të mëdhenj dhe dy futbollistë të klasit botëror.
Mendoj se luajtëm shumë mirë. Loja dhe qarkullimi i topit ishin sekreti i fitores. U mbrojtëm mirë, pavarësisht se patëm disa probleme në pjesën e parë. Vuajtëm vetëm 7-8 minuta. Nuk ishim të zotët sa duhet, por pastaj morëm masat dhe e dominuam totalisht ndeshjen”, tha trajneri i Bayernit. /Demokracia.com