Lajme
Nagavci tregon se a do të lejohet bartja e shamisë në shkolla
Demokracia
13:35 | 20 Gusht 2022

Share:

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se e drejta e shkollimit nuk do t’i mohohet askujt.

Pa dhënë ndonjë sqarim konkret rreth iniciativës që të lejohet bartja e shamisë në shkolla, Nagavci ka thënë se nuk ka ndonjë Udhëzim Administrativ për shaminë.

Ajo ka thënë se do t’i koordinojnë veprimet formale tash e tutje.

“Dua të bëjë të qartë se nuk ka ndonjë Udhëzim Administrativ për shaminë. Nuk ka pasur asnjëherë sa e di. Gjithë kjo fushatë që është ngitur në kohët e fundit nuk është e qartë. UA që i janë referuar ka të bëjë me mbarvajtjen e punë në shkolla të mesme të larta. Ka disa çështje ligjore ky Udhëzim. rekomandimet janë dhënë që ai udhëzim të mbetet në fuqi. Do të shohim se si ta rregullojmë tutje në aspektin formal. E drejta për shkollim është e drejtë e garantuar, e askujt nuk i mohohet e drejta”, u shpreh Nagavci në konferencë për media.

Të ngjashme