Lajme
Nagavci thotë se janë kryer pagesat për grupin e parë të prindërve që aplikuan për libra
Demokracia
17:27 | 31 Gusht 2023

Share:

Sot janë kryer pagesat për grupin e parë të aplikuesve deri më datë 29 gusht, për subvencionimin e teksteve shkollore.

Përmes një shkrimi në Facebook, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka deklaruar se janë mbi 81 mijë persona që janë “përfitues”.

“Numri i tërësishëm i aplikimeve deri tani është mbi 115 mijë dhe pjesa e mbetur do të trajtohen me grupin e radhës.” – ka thënë tutje ajo.

Nagavci ka bërë me dije se nga këta persona, janë identifikuar 75 raste ku ka pasur gabime, për të cilat, sipas saj, ata do të njoftohen.

Postimi i plotë në Facebook:

Të dashur prindër,

Sot kemi përfunduar procedurat e pagesës për grupin e parë të aplikuesve që kanë aplikuar deri më datë 29 gusht për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore e që janë mbi 81 mijë përfitues.

Numri i tërësishëm i aplikimeve deri tani është mbi 115 mijë dhe pjesa e mbetur do të trajtohen me grupin e radhës.

Nga të gjitha këto aplikime, janë identifikuar vetëm 75 raste me gabime për të cilat prindërit do të njoftohen për rishikimet e nevojshme.

Sikurse kemi njoftuar edhe më herët, aplikimi do të jetë i hapur gjatë gjithë muajit shtator në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore.

Ju sigurojmë se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve.

Të ngjashme