Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci ka thënë se ditët e humbura të procesit mësimor do të zëvendësohen.
Kështu tha Nagavci në një konferencë për medie, në të cilën njoftoi se ka disa shkolla që kanë filluar aktivitetet që janë kompensim.
“Në lidhje me shumën e bursave do të vlejnë të njëjta vlera dhe ne kemi hapur thirrje edhe për 1 mijë bursa për vajzat, dhe përtej kësaj kemi ofruar mbështetje për studentët e cila do të vazhdojë edhe për vitin e ardhshëm. Sa i përket zhvillimit të mësimit ka qenë rekomandim i IKSHPK-së që të pezullohet deri me 26 të këtij muaji dhe janë 18 ditë të humbura dhe të gjitha do të kompensohen. Sa i përket zhvillimit të mësimit ka disa shkolla që kanë filluar aktivitetet që janë kompensim”, tha Nagavci./Demokracia.com/