Lajme
Nagavci në rolin e ekspertes së trafikut rrugor, paralajmëron rregulla me dënime më të ashpra sesa Ligji aktual
Demokracia
20:06 | 17 Dhjetor 2023

Share:

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar ndaj aksidentit të mbrëmshëm fatal, ku në autostradën ”Ibrahim Rugova” humbën jetën tragjikisht tre të rinj.

Ajo ndjen keqardhje për vdekjen e Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, teksa u shpreh ngushëllime familjeve dhe të afërmeve të viktimave, transmeton klankosova.tv.

”Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e tre të rinjve si pasojë e aksidentit tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Një veprim i jashtëligjshëm, mosrespektimi i rregullave dhe sjellja e papërgjegjshme e disa të rinjëve mbrëmë, la pasoja tragjike për viktimat Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve Syla, Delina dhe Bibaj, të afërmve e miqve, për humbjen e më të dashurve të tyre. Lutem që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Të lënduarve ju dëshiroj shërim të shpejtë e të plotë”.

Derisa ministrja Nagavci duket se flet edhe në rolin e ekspertes së trafikut rrugor, ku paralajmëron dënime më të ashpra në komunikacion, përcjell klankosova.tv.

”Respektimi me përpikëri i rregullave në trafik, parandalon rrezikun për aksidente në komunikacion, ndërkaq Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime shumë më të ashpra sesa Ligji aktual në fuqi”.

Të ngjashme