Lajme
Nagavci me frizerin e Vetëvendosjes përurojnë punëtorinë e Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”
Demokracia
18:25 | 29 Mars 2023

Share:

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka inauguruar sot punëtorinë e Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, në të cilën muaj më parë ajo e punësoi frizerin Armend Gashi, i njohur për opinionin si frizeri i Vetëvendosjes. 

“Nxënësit e këtij profili dhe të profileve tjera, gjatë tre viteve të shkollimit do të kenë rastin që më shumë se 50 për qind të kohës ta kalojnë në punë. Përpos sigurimit të kuadrit dhe zhvillimit të kurrikulës, Qeveria e Luksemburgut ka siguruar edhe pajisjet dhe mjetet për punëtorinë e floktarisë”, ka shkruar Nagavci, raporton Demokracia.com.

Ajo ka theksuar se falë këtyre investimeve, nxënësit do të kenë mundësi t’i marrin shkathtësitë bazë në punëtori e më pas t’i praktikojnë në sallone.

“Falënderoj qeverinë e Luksemburgut për gatishmërinë që ti adresojë kërkesat tona bazuar në politikat e planifikuara të MASHTI si dhe DAAP dhe AAPARr-në për bashkëpunimin konstruktiv në jetësimin e zbatimit të arsimit dual”, ka shkruar Nagavci. /Demokracia.com/

Nagavci nesër inauguron punëtorinë e floktarisë ku muaj më parë e punësoi frizerin e Vetëvendosjes

 

Të ngjashme