Lajme
Nagavci: MASHTI ka bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor
Demokracia
12:53 | 20 Gusht 2022

Share:

Ministrja e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka mbajtur konferencë për medie lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor.

Ajo theksoi që në fillim se MASHTI ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit te ri shkollor.

Më tej ajo sqaroi se që nga fillimi i mandatit ka pasur takime te vazhdueshme në nivel komunash, duke i marrë të dhënat për tekste shkollore për të filluar shpërndarja e tyre nëpër komuna.

“Sivjet te gjithë nxënësit, nga klasa e parë e deri te nëntën do të pajisen me tekste të reja shkollore”, tha mes tjerash, ministrja Nagavci, raporton RTK.

Të ngjashme