Lajme
​Nagavci: Konkursi për inspektorë do të jetë i hapur javën e ardhshme
Demokracia
13:29 | 28 Prill 2023

Share:

Konkursi për inspektorë të arsimit do të hapet gjatë javës së ardhshme, ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Përmes një konferencë për media, në të cilën ka folur për aktivitetet e institucionit gjatë këtij muaji, ajo ka thënë se do të angazhohen inspektorë nga të gjitha komunat.

“Një proces tjetër tejet i rëndësishëm është edhe konkursi për inspektorë i cili më së largu në javën e ardhshme do të jetë i hapur për pranimin e inspektorëve në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe unë i ftoj të gjithë ata që janë të interesuar që të përcjellin këtë konkurs në mënyre që të kemi jo vetëm aplikime të kandidatëve serioz që do të angazhohen si inspektorë por të përmbyllim suksesshëm kësaj radhe këtë konkurs i cili u anulua në fillim të këtij viti”, ka thënë Nagavci.

Ministrja e Arsimit ka folur edhe për procesin e rishikimit të teksteve shkollore, që përfshinë klasat nga 1 deri në 9.

Ajo ka thënë se është hapur konkursi, në mënyrë elektronike, për të angazhuar ekspertë të cilët do të jenë pjesë e ekipeve.

“Procesi i rishikimit të teksteve shkollore do të udhëhiqet nga Ministria jonë dhe do të mbështetet projekti i financuar nga Bashkimi Evropian. Në këtë fazë ne do të rishikojmë tekstet shkollore të gjuhës shqipe dhe të matematikës nga klasa e parë deri në të nëntën dike vazhduar pastaj edhe me tekste tjera, dhe synojmë me këtë proces tejet të rëndësishëm të ndihmojmë në përmirësimin e cilësisë së teksteve shkollore. Ekipet e ekspertëve të gjuhës shqipe dhe matematikës për klasat 1-9 do të kenë në përbërje ekspertë më profil dhe përgjegjësi nga gjuha shqipe, matematika, pastaj edhe nga aspekti pedagogjik, pra ekspertë pedagog ose psikolog, si dhe specialistë të barazisë gjinore”, u shpreh ajo. /kp/

Të ngjashme