Lajme
Nagavci e pranon hapur injorimin që ua bëri mësimdhënësve: S’i kam takuar që nga fillimi i grevës
Demokracia
22:25 | 07 Shtator 2022

Share:

Arsimi në Kosovë ka hyrë në javën e dytë të grevës. Megjithë takimet që ka pasur Këshilli Grevist i BSPK-së, përfshirë edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, deri më sot nuk është parë se dy palët mund të arrijnë një marrëveshje që të ndalet grevën.

Mësimdhënësit, po kërkojnë që të ketë paga shtesë prej 100 euro deri në miratim të ligjit të pagave.

Qeveria e Kosovës, këtë fundjavë ka prezantuar pakon e re, në të cilën ka paraparë edhe shtesa për tre muaj nga 50 euro për zyrtarët publikë, por Këshilli grevist ka refuzuar këtë propozim, duke e cilësuar atë si të pa pranueshëm dhe se nuk i plotëson kërkesat e tyre.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka ftuar mësimdhënësit të iu kthehen shkollave.

“Arsimin ne e kemi prioritet, nuk e kemi në mënyrë deklarative, por e kemi dëshmuar, ftoj për reflektim. Dialogu nuk ka munguar, SBASHK-u gjithë i ka pasur dyert i hapur për dialoguar me mua. Çështjet që janë ngritur nga ata janë adresuar”, tha ajo në RTK.

Sipas saj, nga momenti që është paralajmëruar greva nuk kanë pasur më asnjë takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut. Në anën tjetër drejtuesit e SBASHK-ut çdo ditë përsërisin thirrjet për takim me krerët e qeverisë.

“Është shqetësuese se si është paralajmëruar greva”, tha ajo.

Ajo ka deklaruar se secila ore e humbur është një dëm me shumë për fëmijët.

“Unë presë qe jo që nesër po qysh dje që edhe kryesja e SBASHK-ut të reflektoj të ndërpresë kërkesat e tyre dhe insistimin e tyre që mësimdhënësit të mos jenë me nxënësit e tyre, po ashtu edhe mësimdhënësit të mos humbin as një orë më shumë por të jenë bashkë me nxënësit në klasat e tyre”, tha ajo.

Nagavci bëri me dije se në projektligjin e ri të pagave mësimdhënësit janë trajtuar në mënyrë të dinjitetshme.

“Projektligji i ri për paga është në finalizim paraprak, gjatë javës së ardhshme besoj se do të jetë në dëgjim publik, koeficienti i ri për paga do të jetë edhe më i mirë”, tha ajo.

Nagavci, tha se me ligj vlera e koeficientit, nuk është caktuar, por sipas kalkulimeve ai do të jetë 120 euro.

“Vlera e koeficienti është 120 euro, por vlera e tij do të llogaritet për çdo vit. Askush më nuk do të marrë më merita për rritjen e pagave që janë të shtetit”, tha ajo.

bëri me dije se në projektligjin e ri të pagave mësimdhënësit janë trajtuar në mënyrë të dinjitetshme.

“Projektligji i ri për paga është në finalizim paraprak, gjatë javës së ardhshme besoj se do të jetë në dëgjim publik, koeficienti i ri për paga do të jetë edhe më i mirë”, tha ajo.

Sipas saj grupi punues i ka marrë për bazë të gjitha rekomandimet e saj duke eliminuar të gjitha kategoritë që ishin lënë anash në projektligjin që ishte miratuar nga qeveria e kaluar.

 

 

Të ngjashme