Lajme
Nafta shtrenjtohet në Gjermani, pritet rritje e çmimit edhe në Kosovë
Demokracia
23:59 | 06 Shtator 2022

Share:

1 euro e 72 centë ishte çmimi tavan i naftës, i vendosur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për këtë të martë. Por, kjo shifër pritet të ndryshojë jo pak ditëve në vazhdim, duke pasur parasysh çmimet aktuale në vendet evropiane.

Kështu po shprehet i pari i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

Berjani në këtë aspekt lavdëroi edhe punën e Qeverisë, me vendosjen e çmimit tavan.

Madje, ai thotë se e kupton përse nuk po merr vendime të tjera.

Për dallim nga i pari i naftëtarëve, ekonomistët shprehen të sigurt se do të ketë rritje të çmimit.

Kurse në një nga vendet më të fuqishme në Evropë, në Gjermani, që nga 1 shtatori pati rritje të çmimeve të derivateve.

Por, sa mund të ndikojë rritja e çmimit të naftës në Gjermani edhe në vendin tonë?

Çmimi tavan i naftës në Kosovë vendoset nga Ministria e Tregtisë dhe nuk lejon bizneset të kenë fitim mbi 6 centë në litër.

Të ngjashme