Lajme
“Na thanë kemi urdhër nga nalt”- Nga kompania kosovare e autobusëve japin detaje për gjendjen në kufirin Serbi-Kroaci
Demokracia
10:43 | 17 Prill 2024

Share:

Janë bërë disa orë që kur një numër i madh i autobusëve dhe veturave me targa nga Kosova nuk po lejohen të kalojnë në kufrin Serbi-Kroaci.

Për Periskopin kanë folur nga kompania e autobusëve Kodra Tours. Ata deklaruan se në kufi u kanë thënë se “kanë urdhër nga lart”, derisa shtojnë se dokumentat ende nuk ua kanë kthyer.

“Na jemi në pikën kufitare që nga dje në orën 10 diku 12 orë po i bjen. Edhe na i morën dokumentet edhe e hapën rampën aty, e kalum na parkuan aty qetash sa të ua japim dokumentet. Kaluan 1 ore 2, 3 i  pyetshim vazhdimisht ku qëndron problemi, thojke kugjo nuk dijna as na. Na  ka ardhë urdhër prej nalt (Beogradit) vec pritni qaty, nuk  jepshin kurrfarë shpjegimi. Na jena këtu 10 autobusë në dalje prej Serbisë, nja 15 janë në hyrje të Serbisë të gjithë më targa të Kosovës ka edhe vetura të vogla.

“Kam dëgju që i kanë marr tre të rinjë prej një kompanisë tjetëraty, por unë nuk i kam pa. Nga institucionet në Kosovë nuk na ka marr askush me na thirrë ose a kemi nevojë për dicka. Pasagjerët kur kanë hangër dje buk në orën gjashtë  nuk e di a kanë marr dicka me hanger me veti, por me cka po mujmë më iu ndihmu na”, thanë nga kompania.

Të ngjashme