Malisheva ka pësuar disfatë në kuadër të javës së 31-të nga Llapi në shtëpi.
Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi u mposht 0:2 nga Llapi në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, shkruan Demokracia.com.
Kryetrajneri i Malishevës, Arsim Thaqi komentoi takimin duke thënë se skuadrës së tij i mungoi fati në këtë përballje.
“Fati na mungoi sot. Kemi krijuar shumë shanse. Në fillim të pjesës së parë, për mendimin tim, ka pasur një penallti. Ne vazhdojmë tutje të punojmë për ndeshjet e tjera. Normal, duhet t’i përmirësojmë gabimet dhe të na përcjellë fati. Pjesa e poshtme nuk na jep qetësi para golit dhe kjo ka ndikuar që të mos e kemi qetësinë e duhur, pasimin e fundit apo përfundimin e aksioneve”, ka thënë Arsim Thaqi për ArtSport.
Malisheva me këtë humbje ndodhet në pozitën e tetë, vend ky që e dërgon në barazh./Demokracia.com/