ShowBiz
“Na kthe gjysmën se ishim të dehur” – ish-banori i Big Brother ‘pendohet’ për shumën e parave që hodhi te ditëlindja e Loredanës
Demokracia
18:56 | 12 Maj 2025

Share:

Loredana Brati të shtunën ka organizuar një festë të madhe për ditëlindjen e saj.

Ish-banorja e edicionit të katërt të Big Brother VIP ka bërë një festë të madhe, ku kishte shumë të ftuar VIP, mes tyre edhe ish-konkurrentë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Një ndër ta ishte edhe Shkëlzen Oruçi, i cili në Instagram postoi shumë foto e video nga ky aheng.

Foto: Screenshot/Instagram

Madje në një video të postuar në Instastory, ai shfaqej teksa i hidhte para Loredanës, e cila ishte duke kërcyer.

Së fundmi ai ka bërë në tjetër postim ku me sa duket shfaqet i ‘penduar’ për paratë që ka hedhur.

Ish-banoi ka publikuar një fotografi tjetër me vajzën e ditëlindjes dhe i kërkon që t’i kthejë të paktën gjysmën e parave, pasi ka hedhur shumë nga pija.

“Na i kthe gjysmën e lekëve se kemi hedh shumë nga pija”, shkruan Shkëlzeni krahas kësaj poze, duke e shoqëruar me ‘emoji’.

A post shared by Xen Oruçi (@xenthedentist)

Në të njëjtën festë ishte edhe Xheneta Fetahu e Egli Tako, ku kjo e fundit u tha se u largua nga eventi për shkak të saj.

Të ngjashme