Evertoni dhe Manchester City kanë filluar ndeshjen e tyre nga ora 18:30 në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.
Të dy klubet angleze kanë në skuadër lojtarët ukrainas dhe pas tensioneve me Rusinë, nuk kishte si këta futbollistë të mos ishin në qendër të vëmendjes. Mykolenko i Evertonit dhe Zinchenko i Cityt ndan një moment emocionues posa dolën në fushën e lojës për t’u ngrohur.
Posa këta dy lojtarë ukrainas u përqafuan mes veti, morën edhe duartrokitje të mëdha nga publiku i pranishëm në shkallët e stadiumit “Goodison Park”. Në këtë moment, Zinchenkon e ‘tradhtuan’ lotët, pasi filloi të qajë. /Demokracia.com
Zinchenko & Mykolenko sharing an embrace during the warm-up.
❤️🇺🇦pic.twitter.com/dZ6mfzLJqM
— SPORTbible (@sportbible) February 26, 2022