Auto&Tech
MyHeritage: Programi me të cilin mund të krijoni video dhe foto të të afërmve tashmë të vdekur
Demokracia
11:12 | 28 Shkurt 2021

Share:

Faqja gjenealogjike MyHeritage ka prezantuar një mjet i cili përdor teknologji deepfake për të gjallëruar fytyrat në fotografitë e të afërmve të vdekur.

E quajtur DeepNostalgia, firma pranoi që disa njerëz mund ta konsiderojnë këtë gjë “të papërshtatshme” ndërsa të tjerët do ta konsiderojnë atë “magjike”, transmeton Demokracia.com

Ata konfirmuan se nuk kishte ndonjë mundësi për të shmangur krijimin e “njerëzve të rremë”. Mbretëria e Bashkuar është duke e konsideruar legjislacionin mbi teknologjinë deepfake.

Komisioni i Ligjit po shqyrton propozimet për ta bërë të paligjshme krijimin e videove të rreme pa pëlqim.

MyHeritage tha se ai nuk kishte përfshirë qëllimisht fjalimin në funksion “për të parandaluar abuzimin, siç ishte krijimi i videove të rreme të njerëzve të gjallë”.

“Kjo karakteristikë është menduar për përdorim nostalgjik, domethënë për të rikthyer në jetë paraardhësit e dashur”, shkruan në FAQ  lidhur me teknologjinë e re.

Por gjithashtu pranoi që “disa njerëz e duan tiparin e Deep Nostalgia dhe e konsiderojnë atë magjike, ndërsa të tjerëve iu duket brengosëse dhe nuk e pëlqejnë atë”.

“Rezultatet mund të jenë të diskutueshme dhe është e vështirë të qëndrosh indiferent ndaj kësaj teknologjie”./Demokracia.com

Të ngjashme