Lajme
Myftiu Tërrnava uron për muajin e Ramazanit: Agjërimi e fisnikëron besimtarin
Demokracia
11:37 | 01 Prill 2022

Share:

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu, Naim Tërnava, në prag të fillimi të muajit të shenjtë të Ramazanit ka uruar besimtarët myslimanë, raporton Demokracia.com.

“Kam kënaqësinë që para namazit të xhumasë, dhe në natën e madhe të Ramazanit të ju drejtohem me këtë mesazh urimi, duke ju përgëzuar me rastin e fillimit të muajit të bekuar, Ramazan, gjatë të cilit besimtarët myslimanë anë e kënd globit kryejnë me bindje dhe përkushtim një ndër kushtet e besimit islam – agjërimin”, ka thënë Tërnava.

Tërnava ka thënë se përmes agjërimit, myslimanët mund të jenë më të devotshëm, përkushuar, racional e human me vetën, familjen dhe shoqërinë.

“Agjërimi i muajit Ramazan për çdo besimtarë është një ibadet që kryhet vetëm për hir të krijuesit, me shpresën se për këtë do të ketë shpërblim vetëm nga Zoti. Përmes agjërimit besimtari mysliman synon që të jetë më i devotshëm, më i përkushtuar, më i ndjeshëm, më racional, më human dhe më tolerant në raport me vetveten, familjen, komunitetin dhe shoqërinë në përgjithësi”.

“Agjërimi e fisnikëron besimtarin, e bën më të durueshëm, më të afërt dhe më të çiltër. Gjatë këtij muaji ndër besimtarë agjërues shtohet edhe ndjenja e përkujdesjes dhe solidaritetit sepse në këtë muaj ne jemi shumë më pranë familjes, farefisit, miqve dhe komunitetit tonë”, ka thënë  Myftiu Tërnava.

Pas 30 ditëve të muajit të Ramazanit, të hënën e datës 2 maj besimtarët myslimanë anë e mban botës do të festojnë festën “Fitër Bajramin”, apo Bajramin e Madh, siç nihet në Kosovë./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme