Bëhet fjalë për 93 skulptura, që mund të vizitohen edhe nga palombarë amatorë. Materialet e përdorura janë të qëndrueshme dhe nuk përmbajnë elemente toksike. Skulpturat nxisin rritjen e koraleve dhe do të shërbejnë si shtëpi për krijesat e detit.
Disa nga skulpturat përfshijnë pemë të mëdha që peshojnë deri në 13 tonë, si dhe fëmijë. Taylor iu deshën 2 deri në 3 vite për realizuar projektin e tij, i cili duhej të hapet vitin e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë.
“Muzeu nënujor do të jetë një përvojë e gjallë vizuale dhe ekologjike, me veprat e artit që ndërveprojnë me natyrën dhe evoluojnë me kalimin e kohës,” tha Marina Argyrou, drejtoreshë e Departamentit të Peshkimit dhe Kërkimeve Detare.