Kuriozitete
Muzeu i Maine ofron 25 mijë dollarë shpërblim për rikuperimin e meteoritit të rrëzuar
Demokracia
08:12 | 15 Prill 2023

Share:

Një muze në Maine ofron 25 mijë dollarë shpërblim për rikuperimin e copëzave të një meteoriti i cili ra pranë kufirit kanadez.

Muzeu i Maine për Minerale dhe Gurë të çmuar në një postim në Facebook thanë se “topi i zjarrit” ishte shfaqur ditën e 8 prillit mbi qiellin e qarkut të Uashingtonit në Maine, dhe radari Doppler i NASA zbuloi se disa copëza të gurit hapësinor ishin përplasur afër Calais, vend ky i cili është afër kufirit me Kanadanë.

Ky muze ofron 25 dollarë shpërblim për personin e parë i cili gjen dhe dërgon një copëz meteoriti me një peshë minimale prej 1 kilogramëve, raporton UPI.

Darryl Pitt, kreu i divizionit të meteoritëve në Muzeun e Maine për Minerale dhe Gurë të çmuar, deklaroi se muzeu gjithashtu planifikon që të ofrojë shuma të vogla të parave për çdo pjesë të shkëmbit hapësinor, transmeton Telegrafi.

Pitt tha se qindra meteoritë bien në tokë çdo vit, por vetëm 8 në 10 gurë hapësinor rikuperohen gjatë vitit nga studiuesit.

Ai tha se pjesët e meteoritit mund të dallohen nga gurët normalë për shkak të nxirjes së pjesëve të jashtme nga hyrja në atmosferë.

Të ngjashme