Lajme
Mustafi uron mësimdhënësit e Lugnës së Preshevës
Demokracia
12:48 | 07 Mars 2021

Share:

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi ka uruar 7 marsin, Ditën e Mësuesit.

Me rastin e Ditës së Mësuesit, Ragmi Mustafi ka uruar të gjithë mësimdhënësit në Luginën e Preshevës, që sipas tij po e realizojnë misionin e tyre nën dritën e sigurimit të teksteve shkollore, shkruan Demokracia.com.

Mustafi përmes profilit të tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo festë i kushtohet personelit edukues për të nxitur mësimdhënien e një cilësie sa më të lartë.

“Uroj të gjithë mësimdhënësit në Luginë të Preshevës që po realizojnë misionin e tyre nën dritën e sigurimit të teksteve shkollore. Cilësia në arsim është edhe synim i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Libri shkollor është elementi më bazik dhe përbërësi kryesor e qenësor i cilësisë në procesin edukativo-arsimore. Tashmë e kanë më të lehtë me librat më të avancuara shkollore në rajon mësimdhënien misionarët e dijes, demokracisë dhe humanizmit, pishtar të kulturës dhe përparimit. Edukatorët e brezit të ri”, shkruan Mustafi.

Postimi i plotë i Ragmi Mustafit, pa ndërhyrje:

UROJË DITËN E MËSUESIT NËN DRITËN E SIGURIMIT TË TEKSTEVE MËSIMORE

Sot është dita e mësuesit, festë e cila i kushtohet personelit edukues për të nxitur mësimdhënien e një cilësie sa më të lartë.

Urojë të gjithë mësimdhënësit në Luginë të Preshevës që po realizojnë misionin e tyre nën dritën e sigurimit të teksteve shkollore.

Cilësia në arsim është edhe synim i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Libri shkollor është elementi më bazik dhe përbërësi kryesor e qenësor i cilësisë në procesin edukativo-arsimore.

Tashmë e kanë më të lehtë me librat më të avancuara shkollore në rajon mësimdhënien misionarët e dijes, demokracisë dhe humanizmit, pishtar të kulturës dhe përparimit. Edukatorët e brezit të ri.

Urime!

Gjithashtu dua të falënderoj të gjithë veteranët e arsimit që mishëruan në praktikë procesin mësimor-edukativ e me guxim intelektual përkujdesen për të ardhmen në më shumë se dy dekada nën pengesa e vështirësi.

Historia e këtij manifestimi lidhet drejtpërdrejt me hapjen Mësonjëtores së Korçës me 7 mars të vitit 1887. Si shkolla e parë shekullare e gjuhës shqipe në viset shqiptare në kohën e Perandorisë Osmane. /Demokracia.com/

https://www.facebook.com/ragmi.mustafa/posts/10223907967542862

Të ngjashme