Lajme
“Daçiq po shkakton tensione”, Ragmi Mustafi tregon si po shkon votimi në Tërnoc të Bujanovcit
Demokracia
13:51 | 27 Maj 2022

Share:

Shaip Kamberi dhe “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, për herë të tretë është duke e kërkuar mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës për ta siguruar një ulëse të vetme në Parlamentin e Serbisë.

Në vendvotimin numër 6 në Tërnoc, qytetarët po votojnë sërish për kandidatin e vetëm shqiptar për Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, në një prononcim për Demokracia.com ka treguar se ka tensione dhe presione nga organet dhe partia në pushtet në Serbi.

“Ka tensione dhe presion nga instrumentalizimi politik i Komisionit Republikan Zgjedhor dhe organeve të ligjzbatimit nga partia/shtet dhe Daçiq për të privuar zërin shqiptar në Parlamentin e Serbisë”, ka thënë Mustafi për Demokracia.com.

Ai ka treguar se deri më tani banorët e Tërnocit janë duke treguar kulturë të lartë demokratike.

“Deri më tash ka pasur një dalje të kënaqshme me kulturë të lartë demokratike”, ka thënë tutje ai.

Gjykata Administrative në Serbi ka hedhur poshtë ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës-KSHL ndaj vendimit të Komisionit Republikan Zgjedhor.

Me këtë aktgjykim sot po përsëriten për herë të tretë zgjedhjet për deputet popullor në Njësinë zgjedhore nr. 6, Lagja e Strukarve në Tërnoc.

Ky vendvotim me 28 prill vendosi me 677 vota të mos shuaj zërin shqiptar në Parlamentin e Serbisë. /Demokracia.com/

Të ngjashme