Lajme
Mustafa ‘shpërthen’ me fyerje ndaj kritikuesve të LDK-së, i quan kënaçe politike
Demokracia
17:58 | 08 Shkurt 2021

Share:

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar ashpër ndaj kritikuesve të partisë së tij.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij garon që të dalë e para në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Demokracia.com.

Sipas tij, ky është borxhi që LDK-ja ua ka qytetarëve bizneseve implementimin e programit ekonomik dhe të punësimit.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Mustafa ka shkruar se LDK-ja po ashtu ua ka borxh qytetarëve që të përmbyll dialogun me njohje reciproke, të vazhdojë fuqishëm në luftën kundër pandemisë si dhe të sigurojë liberalizimin e vizave.

Mirëpo, Mustafa është treguar i ashpër ndaj kundërshtarëve të LDK-së, raporton më tutje Demokracia.com.

Ai kritikuesit apo kundërshtarët e LDK-së i ka quajtuar “kënaçe politike”.

Reagimi i plotë i Mustafës, pa ndërhyrje:

LDK garon të dal e para, garon të qeverisë me vendin.

Ua kemi borxh qytetarëve dhe bizneseve implementimin e programit ekonomik dhe të punësimit; përmbylljen e dialogut me njohje reciproke; vazhdimin e fuqishëm të luftës kundër pandemisë; heqjen e vizave.

Dorëzimi para pseudoanalistëve, “profesorëve” nga Kosova e “Amerika” që askush nuk i njeh si të tillë përveç disa  portaleve, nuk është veçori e LDK-së.

Një armatë e tërë kundërshtarësh nga soje të ndryshme e kanaqe politike është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm në LDK-së dhe jashtë saj.

Qytetarë na japin votën e tyre që të qeverisim, jo të qëndrojmë në opozitë.

Në opozitë duhet të mbesin ata që s’dinë të qeverisin por të vetmen gjë që e dijnë është  të bëjnë zhurmë. /Demokracia.com/

LDK garon të dal e para, garon të qeverisë me vendin.
Ua kemi borxh qytetarëve dhe bizneseve implementimin e programit…

Posted by Isa Mustafa on E hënë, 8 Shkurt 2021

Të ngjashme