Lajme
Mustafa: Rritja ekonomike e deklaruar nga qeveria është thjeshtë rritje çmimesh
Demokracia
23:59 | 12 Prill 2022

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka thënë se ndarja e 100 eurove nga Qeveria e Kosovës për po thuajse të gjitha kategoritë shoqërore në Kosovë është i pamjaftueshëm.

Mustafa tha se rritja ekonomike e qeverisë prej 10 për qind është i barabartë me inflacionin, që sipas raportit të publikuar nga Agjencia e Statistikave është po ashtu 10 për qind.

Ai theksoi se rritja ekonomike e deklaruar është thjeshtë rritje çmimesh.

“Raporti i fundit i cili doli nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, saktësisht sot për muajt mars 2022 krahasuar me muajin mars të vitit 2021, pra për 12 muajt e fundit tregon që kemi inflacion pra rritje të çmimeve për rrafsh 10 për qind”.

“Është e barabartë me rritjen ekonomike të pashembullt që proklamon kjo qeveri prej 10 për qind për vitin e kaluar. Rritja ekonomike e deklaruar nga kjo qeveri është thjeshtë rritje e çmimeve”.

“Qytetarët e Kosovës, bizneset kosovare,prodhuesit nuk ndjejnë rritjet të aktivitetit të tyre ekonomik dhe rritje të të hyrave. Fatkeqësia është që qytetarët nuk kanë ndjerë rritje të hyrave në xhepat e tyre dhe Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 100 euro për këtë muaj”.

“Dhe çka do të bëjnë ata në muajin maj, qershor, korrik, gusht e tutje kur çmimet me siguri që do të vazhdojnë të jenë të larta”.

Të ngjashme