Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka publikuar një fotografi të vjetër të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova së bashku me amerikan Christopher Hill dhe diplomati austriak Wolfgang Petritsch.
Në kohën kur Qeveria Kurti po akuzohet se po i mban larg aleatët e Kosovës, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka publikuar një fotografi të Presidentit Ibrahim Rugova.
Në këtë fotografi shihen Rugova, ambasadori amerikan Christopher Hill dhe diplomati austriak Wolfgang Petritsch, me duar të bashkuara me njëri-tjetrin.
Postimi i plotë i Mustafës, pa ndërhyrje:
Kur Kosova kishte zot shtëpie, e shtëpinë plot miq.
Rugova, Hill, Petritsch. Rambouillet.